Biznesi do të thotë t’i ndihmojmë partnerët tanë. Biznesi do të thotë aftësi që të identifikohet ajo që është e nevojshme dhe të sigurohen zgjidhje për kompanitë e juaja.
Ne jemi agjenci ndërkombëtare për shërbime e cila e mbështet zhvillimin afarist të partnerëve tanë dhe zgjerimin e tyre në treg.
Partnerëve tanë u ndihmojmë të pushtojnë rajone të reja gjeografike dhe më mirë të depërtojnë në tregjet ekzistuese, i orientojmë gjatë pozicionimit të tyre në treg dhe e lehtësojmë plotësisht promovimin e tyre dhe proceset që lidhen me shitjen drejt shfrytëzuesve të tyre final.
Për momentin i përfaqësojmë partnerët tanë në Shqipëri, Bullgari, Qipro, Greqi dhe Maqedoni.
A dëshironi ta rrisni pjesëmarrjen tuaj në treg?A do të dëshironit që produktet dhe shërbimet e juaja të plasohen në zona të reja gjeografike?
Partnerët tanë e zgjedhin Force Link si përfaqësuesin e tyre komercial pasi e dinë se, kur i përfaqësojmë ne, misioni i tyre bëhet misioni ynë! Ne e ndërmarrim rolin e sipërfaqësisë së tyre zyrtare në rajonin e përzgjedhur dhe i investojmë të gjitha resurset tona me qëllim që ta rrisim shitjen e tyre.
A dëshironi ta rrisni dukshmërinë e produkteve dhe shërbimeve tuaja? Të fitoni shfrytëzues të rinj potencial?
Partnerëve tanë u ndihmojmë më mirë të hyjnë në treg përmes studimit dhe analizimit të tregut, marketingut të drejtpërdrejt dhe promovimit të targetuar. Qëndrojmë pas produkteve dhe shërbimeve të partnerëve tanë dhe përpiqemi vlerën e tyre t’ua prezantojmë klientëve potencialë të rinj.
Keni nevojë për ndihmë gjatë vendosjes së proceseve më efikase dhe më efektive për shitje? Dëshironi të keni shpenzime stabile për shitje?
Shitja është ajo që më së miri e dimë! Identifikojmë mundësi të reja, kontraktojmë marrëveshje dhe i ndjekim të gjitha aktivitetet të cilat lidhen me shitjen. Kjo do të thotë se e ndërmarrim lehtësimin e proceseve të përgjithshme shitëse për produktet dhe shërbimet e partnerëve tanë.
Kur partnerët tanë rriten, rritemi edhe ne. Prandaj duam qëllime të larta dhe sfida të mëdha!
A do të dëshironit ta përforconi dhe ta përmirësoni bashkëpunimin me klientët tuaj? Ose të gjeni mënyrë konstruktive për t’u ballafaquar me marrëdhëniet e ndërlikuara?
Force Link ua kursen kohën e shtrenjtë dhe resurset partnerëve përmes lehtësimit të marrëdhënieve të tyre me klientët dhe ndërtimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm midis kompanive. E zhvillojmë dhe e mbajmë bashkëpunimin midis partnerëve tanë dhe klientëve të tyre dhe i zgjidhim sfidat të cilat dalin gjatë këtij procesi, duke siguruar marrëdhënie të përhershme dhe produktive.
A dëshironi ta përmirësoni efikasitetin e njerëzve me të cilët bashkëpunoni?
Ne ofrojmë aktivitete për mësim dhe trajnime të cilat juve dh eklientëve tuaj do t’u ndihmojnë të arrini produktivitet dhe efikasitet më të madh. Ne i trajnojmë të punësuarit të shqyrtojnë se ku duhet të fokusohen më saktë në punën e tyre individuale dhe si ta shfrytëzojnë atë me qëllim që të kontribuojnë drejt rritjes së përgjithshme të kompanisë. Gjithashtu, ofrojmë trajnime për produktet dhe shërbimet të cilat ua promovojmë klientëve tuaj.
Nuk ekziston një gjë e tillë si kushtet për shitjen stabile! Mund të ketë statistikë se çfarë shkon drejt rritjes apo uljes!Për ne, kompani stabile është ajo kompani e cila rritet vazhdimisht dhe i rrit statistikat e veta shitëse!!
Në grafikun e dhënë më poshtë është shfaqur se si i rrisim të ardhurat vjetore nga shitja e partnerëve tanë duke filluar nga viti 2012 (statistikë e kombinuar për partnerët tanë)
Mund të lëvizni nëpër tabelë horizontalisht për të parë detaje të tjera.